Social Icons

Monday, 13 January 2014

Mitologjia Shqiptare: Syqeneza, Shurdhi dhe Zjarri

Syqenëza në Mitologjinë Shqiptare

Këtë figurë të besimeve popullor të Toskërisë e përmend sëpari Hahani, dhe e përkthen dhe gjermanisht si “Hundsauge”. Është nga ato figura të demonologjisë, që përcaktohen për nga vetia e tyre antropofage. Përfytyrohet si një shtigë me katër sy, dy përpara e dy prapa. Sytë e prapme nuk i duken, sepse i mbulon me shaminë e kokës. Ajo ndjell gratë e reja në shtëpi të saj, i pjek në furrë e i ha. Në përrallë ajo ka dhe të bijën që i përngjan, Maron. Sipas Çabejt, Syqenëza e Syqeni, mashkulli i saj, një figurë mashkullore e shëmtuar, mund të jenë reminishenca të Cerberit të mitologjisë greke, që ruante skëterrën.


Shurdhi në Mitologjinë Shqiptare

Demon znafillor i bestytnive të Veriut, Hyj i shtrëngatës dhe i breshërit. Emrin e tij Baron Nopca e lidh me pjesën e dytë të emrit thrak të Zibelthiur-dosit, hyjut të motit të keq dhe të stuhive. Madje sipas Cabejt, edhe vetë fjala shqipe perëndi i përket gjinisë së emrave indoeuropianë të perëndive të stuhive: në indishten e vjetër quhet parjangas, lituanisht perkunas, galisht cernunnos, sllavishte e vjetër perunë, greqisht keraunos. Në Alpet shqiptare Shurdhi njihet edhe me emrat Verbd e Rremoria.


Zjarri në Mitologjinë Shqiptare

Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja priftërore e zjarrit. Nga ana tjetër, zjarri mbahej ndezur në dhomën e lehonës për 40 ditë rresht. Fikja e zjarrit në të tilla raste ishte një ogur i keq. Besoj se po të fërshëllente zjarri, po bisedonin armiqtë e shtëpisë, po të kërciste, do të ngordhte bagëtia.
Post a Comment

Stats