Social Icons

Monday, 13 January 2014

Mitologjia Shqiptare: Gogoli, Gishtoja dhe Hyjria e Detit

Gogoli në Mitologjinë Shqiptare

Gogomel. Rron në toponimet: Gogole (Vidhgar-Ana e Malit), Ne Goglit (Bobot-Ana e Malit).

Gogolet sipas historis besoheshin se ishilin qenje te cilat shfaqeshin ne mesnat ne fusha,male.Gogolet gjithashtu thuhet se ata kan pamje te fikshme edhe se jane ne gjendje te fluturojne,te bejne magji,mallkime etj.
Besohet se gogolet mund te mposhten vetem nga rrezja e diellit e cila i pervelojne lekuren.



Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare


Figurë e përrallave. Gishtoja apo Gjishtoja është i njohur në shumë vende të Europës: në Francë quhet “Le Petit Poucet”, në Rusi “Malciks Palcik”, në Greqi “Revithi”, në Rumani “Neginice”, ndër gjermanë “Daumling” etj. Edhe pse kudo është i vogël sa një gisht, veprimet e tij ndryshojnë nga përrallat e njërit vend në ato të vendit tjetër. 
Në përrallat shqiptare, ashtu si dhe te variantja e vllezërve Grim, ky është personazh i shkathët e i zgjuar. Për të mashtruar kusarët, ai futet në veshin e kaut, në barkun e ujkut dhe, si shpëton grigjën e bagëtisë së disa barinjve, kthehet shëndoshë e mirë pranë prindërve të tij. 

Njihet edhe me emrat Koçomi (Elbasan), Kusar Arra (Labovë-Gjirokastër), Arka (Korcë), Kocelmici (Përmet), Kacabiso (Vlorë), Kacimucrri, Kacimucri, Kacel-mici, Kokërmeli (të gjitha në Veri), Cinxami (Gjirokastër), Kacipuc (Delvinë) etj.



Hyjria E Detit në Mitologjinë Shqiptare

Një lloj sirene e mitologjisë popullore shqiptare.
Post a Comment

Stats