Social Icons

Monday, 13 January 2014

Mitologjia Shqiptare: Bajlozi, Bleta dhe Divi

Bajlozi në Mitologjinë Shqiptare

Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare; përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte të këqija. Fillimisht fjala ka patur kuptimin e ambasadorit. Ngandonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin. Si Bajlozi, ashtu edhe Arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore a shoqërore qofshin.



Bleta në Mitologjinë Shqiptare

Sipas besimeve popullore, Bleta dikur ka qenë njeri; për këtë thuhet vdiq e jo ngordhi. Ajo nuk nëmet, sepse është mëkat i madh të nëmësh Bletën. Përpara se t’i merrnin mjaltin, njerëzit laheshin, pse besonin se në të kundërtën Bleta nuk do të jepte më mjaltë, madje dhe se mund të “vdiste”.

Nopca e lidh këtë nderim për Bletën me mitraizmin, por do të ishte më afër mendsh ta shpjegonim me traditat e lashta vendase, që mbase na kthejnë te Melisa e lashtësisë, te nimfa e shndërruar në bletë, pra te stërgjyshja e të gjitha bletëve dhe nëna e Dyrrahut.

Quhet edhe mblet/ë-a, gjet/ë-a, mjacëzë , mjaltëz, fryma e shenjtë, mizë, mizë mjalti, mizare, punëtoret. Del edhe në toponimi: Guri i Bletës (Kryezi-Pukë), Shteku i Bjetës (Apripë e Gurit-Pukë), Lugu i Bjetës (Skavinë-Pukë), bleta e Marcolit (Kroni i Madh-Shllak), Curri i Bletës (Benë-Shllak), Rrethi i Bletës (Vukël) etj.



Divi në Mitologjinë Shqiptare

Përbindësh i përrallave dhe i besimeve popullore shqiptare, me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerzore, gjigand. Përfytyrohet si llupës i madh, që ha mish njeriu, rrëmben vajza dhe i shpie nën dhe, ku ka banesën e tij. Në Elbasan thonin se Divat kishin për detyrë të vlonin ujët e Llixhës nëpër kazanë të mëdhenj. Prejardhjen e kësaj fjale G. Meyeri e nxjerr nga turqishtja. Div “demon, xhind, gjigand”. Thërritet edhe Dif-vi, Def-vi.
Post a Comment

Stats