Fjale te urta Shqip / Proverba - Shkronja S

  1. · Sa rron, aq mëson - Sa të rrosh, do të mësosh (How many lies, so teaches)
  2. · Si i ati dhe i biri. (Like father, like son)
  3. · Si e ëma dhe a bija. (Like mother, like daughter)
  4. · S'ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
  5. · S'është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
  6. · Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
  7. · S'ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
  8. · Shumicës së njerëzve u duhet më shumnë dashuri, se sa e meritojnë.
  9. · Sigurisht, është vështirë të jesh pa dashuri tek ende ke dëshirë të dashurosh, por shumë më vështirë të të dashurojnë kur nuk e do më dashurinë.
  10. · Shumë njerëz që gjatë tërë jetës kanë dashuruar mund të flasin më pak mbi dashurinë, se sa fëmija i cili e ka humbur qenin para një dite.
  11. · Sqarimi i dashurisë është shkatërrimi i dashurisë.
  12. · Shumë martesa janë dënime me vdekje, ekzekutimet zgjasin me vite.
  13. · S'ka dashuri zjarrin e të cilës nuk e shuan martesa.
  14. · Sido që të jetë, martohuni. Nëse merrni grua të mirë do të jeni të lumtur, nëse merrni grua të keqe, do të bëheni filozof.
  15. · Sidoqoftë, më mirë të jesh i martuar se i vdekur.
  16. · Sheh rrushi rrushin, dhe piqet.
  17. · S’ mbahen dy kunguj nën një sqetull.
  18. · Sa do të rrojmë do të dëgjojmë.
  19. · S'ka skaje dituria e urtia e njeriut.
  20. · Shit kalin e mëso djalin.
  21. · Se pari mesoni kuptimin e asaj qe do te flisni, pastaj flisni. - (Epikteti) 
  22. · Sekreti i lumturise nuk eshte te beni ate qu je pelqeni, por te pelqeni ate qe duhet te beni. - (Xheims Beri)
  23. · Shtri kembet sa ke jorganin ! ( Populli )
  24. · Shpreso per te miren,pregatitu per te keqen"
  25. · Shqiptaret tregojne c'fare s'duhet,e fshehin ate c'fare di e tere bota"
  26. · Shpagimi me i embel eshte te besh mire kunder te keqes qe te eshte bere"
  27. · Sinqeriteti eshte vyrtyti i budallejve"
  28. · Si dhelpra pas koqevè te demit
  29. · sa ke jorganin do shtrish kembet
  30. · sa te rrosh, do mesosh
  31. · Shkoi shyta mi nxir brinat,la dhe veshet.
  32. · S' behen petullat me uje. (populli)
  33. · S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)
  34. · Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)
  35. · S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)
  36. · S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
  37. · S'ka njeri pa nje te keqe.
  38. · Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.
  39. · Sa ti trazosh urët aq më shumë ndizen. JUG
  40. · Sherri do nge, davaja do para. SKRAPAR
  41. · Shkallët ngjiten shkallë-shkallë. JUG
  42. · S'e lenë hunda me pa larg. KRUJË
  43. · S'ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë. KORÇË
  44. · S'ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s'don dije. JUG
  45. · Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau. VLORË
  46. · S'tunden malet me përralla. JUG
  47. · S'di gomari të haj tagji. PËRMET
  48. · Sa pata pula e qurana, pata miq, pata jarana". (populli)
  49. · S'behet vreshti me urata, por me shata e lopata.
  50. · Shqiponja fluturon ne qiell, por folene e ben ne toke.
  51. · Sa barrë e rëndë është një emër që është bërë shumë i famshëm. (Volter
  52. · Shumica e shqetësimeve në botë shkaktohet nga njerëzit që duan të jenë të rëndësishëm. (T.S.Eliot)
  53. · Sa burra vërtetë të zotë janë më shumë se një herë në ditë? (Napoleon Bonaparti)
  54. · Statistikat nuk e zëvendësojnë gjykimin. (Henri Klej)
  55. · Suksesi ka përbërë dështimin e shumë njerëzve. (Sindi Adams)
  56. · Suksesi nuk është rezultat i një djegie spontane. Ju duhet të digjni veten në zjarr. (Regi Lic)
  57. · Sekreti i suksesit është këmbëngulja për arritjen e qëllimit. (Benxhamin Dizraeli)
  58. · Sekreti i fitores qëndron në organizimin e gjërave jo të qarta. (Kristofer Morlej)
  59. · Shenjtorët janë mëkatarët që vazhdojnë të përpiqen gjithnjë. (Robert Luis Stivenson)
  60. · Suksesi i një njeriu matet me faktin nëse mund t’ju mbushë mendjen të tjerëve, për idetë e 20 vjetëve më pas. (Ralf Valdo Emerson)
  61. · Stili është një mënyrë e thjeshtë për të thënë gjëra të komplikuara. (Zhan Kikto)
Post a Comment

Popular Posts

Pageviews last month