Social Icons

Wednesday, 15 January 2014

Fjale te urta Shqip / Proverba - Shkronja D

D
  1. · Duhet ditur se puthja e parë nuk jepet me buzë por me sy.
  2. · Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.
  3. · Dashuria as nuk mundet të blihet, as nuk mundet të shitet. Çmimi i vetëm i dashurisë është dashuria.
  4. · Dashuria është e verbër, por shihet prej së largu.
  5. · Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
  6. · Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
  7. · Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.
  8. · Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s'ka asnjë shije.
  9. · Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
  10. · Dashuria është iluzion.
  11. · Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k'ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.
  12. · Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.
  13. · Dashuria ushqehet me shpresë.
  14. · Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë 5 vonë.
  15. · Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
  16. · Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
  17. · Dashuria fitohet me dashuri.
  18. · Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.
  19. · Derisa dashuria është e verbër, s'ka arsye për ndarje.
  20. · Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
  21. · Dashuria është një lindje e re.
  22. · Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
  23. · Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
  24. · Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
  25. · Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
  26. · Dashuria është e amshuar deri sa zgjat.
  27. · Dashuria është më e vjetra, më e reja, e vetmja ngjarje botërore.
  28. · Dashuria është si sëmundja infektuese: sa më tepër njeriu frikësohet aq më tepër e pëson. 
  29. · Dashuria është shpesh rezultat i kurorëzimit
  30. · Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga mëshira.
  31. · Dashuria është si supa: lugët e para janë shumë të nxehta, të fundit shuraë të ftohta.
  32. · Dashuritë e mëdha janë të rralla, siç janë të rralla veprat e mëdha.
  33. · Dashuria nuk ka vite. Ajo lind çdoherë.
  34. · Dashuria i ka ligjet e veta të zhvillimit, stinët e veta jetësore si lulja , jeta e njeriut. Ajo ka pranverën e hershme, verën e nxehtë dhe, pas tyre, vjeshtën e cila për disa është e nxehtë, e ndritshme dhe frutdhënëse, ndërsa për disa të tjerë e ftohtë, e zymtë dhe e mjerë.
  35. · Dashuria është zjarr i furishëm. Atë s'mund ta shuajë dot as uji i bekuar. Madje as gjaku. - Pregeli
  36. · Dashuria? Në fillim fjalë të mëdha, pastaj fjalë të pakta e në fund fjalë të shumta.
  37. · Dashuria është çelës që tek njeriu çel çdo gjë.
  38. · Dashuria është fati, të cilin ia japim njeri-tjetrit.
  39. · Dashuria është i vetmi pasion që nuk duron as të kaluarën, as të ardhmen.
  40. · Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
  41. · Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
  42. · Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
  43. · Dëshira dhe dashuria janë krahë për vepra të mëdha.
  44. · Dashuria është prore fisnike dhe e bukur, por e vërteta kujdeset që ajo të kalojë nëpër pyllin e hithërave.
  45. · Dashuria është hapësirë dhe kohë e matur me zemër.
  46. · Dashuria është jeta, është lumturia që ia mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ia drejton krijuesit.
  47. · Dashuria është fizikë, ndërsa martesa kimi.
  48. · Dashuria është si zogu, që më shumë dëshiron dënim nga një dorë se lëmoshë nga dora tjetër.
  49. · Dashuria sheh përmes syzeve magjike, të cilat bakrin e shndërrojnë në ar, varfërinë në pasuri e guralecët në margaritarë.
  50. · Dashuria është moralisti më i këndshëm dhe më i qetë.
  51. · Dashuria platonike është vullkan pa erupcion.
  52. · Dashuria është ajo pa të cilën nuk mund të jetohet.
  53. · Dashuria nuk fitohet, ajo vjen vetvetiu.
  54. · Dashuria është tërë jeta e gruas, kurse një episod në jetën e mashkullit.
  55. · Dashuro të tjerët nëse do të të dashurojnë.
  56. · Dashuria ua merr mendtë atyre që i kanë dhe ua jep atyre që nuk i kanë.
  57. · Dashuria që mund të vdesë nuk ka qenë dashuri.
  58. · Dashuria është epshi më pëshpëritës.
  59. · Dashuria është e verbër, miqësia përpiqet të mos shohë asgjë. # Dashuria është si lufta: fillon lehtë, por mbaron vështirë.
  60. · Dashurojmë, sepse dobësitë i kemi të njëjta
  61. · Dashuria është ethe: ajo lind dhe zhduket, kurse dëshira e njeriut para saj nuk ka kurrfarë hise.
  62. · Dashuria është si fati: nuk do që të vrapohet pas saj.
  63. · Dashuria është sëmundje e rëndë e shpirtit.
  64. · Dashuria është dobësia më fisnike e mendjes.
  65. · Dashuria është tërë ajo që pas martesës mbetet pendesë.
  66. · Duhet ditur se puthja e parë nuk jepet me buzë por me sy.
  67. · Dardha bie nën dardhë.
  68. · Dardha e ka bishtin mbrapa.
  69. · Dhelpra kur nuk e arrin rrushin, thote eshte i pa bere.
  70. · Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.
  71. · Dashuria per rininë, si qumështi për feminë.
  72. · Druri i thatë nuk drejtohet.
  73. · Druri ndreqet mbi të njomë.
  74. · Dardha bien ne dardhe
  75. · Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete
  76. · Dielli duket qe ne mengjes ! - ( Populli ) 
  77.  Dardha bie nen dardhe. 
  78. Dardha e ka bishtin mbrapa. 
  79. Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure. 
  80. Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra. 
  81. Dhe sikur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë. 
  82. Dashuria qe ushqehet me dhurata ka gjithmonë uri. 
  83. · "Dy gjerave duhet t'ia dini vleren,para se t'ju iki nga duart: njera eshte Shendeti dhe tjetra eshte Rinia"(Epikteti)
  84. · Dardha bie nen dardhe. (populli)
  85. · Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
  86. · Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)
  87. · Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)
  88. · Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
  89. · Dashuria per rinine, si qumesht per femijerine.
  90. · Dashuria e tepert del hidherim.
  91. · Dielli eshte jorgani i te varfrit.
  92. · Di te vjedhe ai qe di te fshehe.
  93. · Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.
  94. · Dy te rrahura te bejne dem, por jo dy te ngrena.
  95. · Dardha bie nen dardhe 
  96. · Duro sa mund, gëzohu pa fund. VERI
  97. · Dhe durimi ka kufi. JUG
  98. · Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë. DEVOLL
  99. · Dhembi kafshon shpesh gjuhën, megjithatë ata mbeten miq. JUG
  100. · Daullja bie për ata që kanë veshë. PËRMET
  101. · Del çiraku më i mirë se ustai. JUG
  102. · Dy gjela në një vikt, s'këndojnë. JUG
  103. · Dhi e krimbur, bishtin përpjetë. BERAT
  104. · Dami të bëhet mësim. DIBËR
  105. · Daja dajë, djathi me pare
  106. · Dajaku ka dalë nga Xheneti
  107. · Dardha e ka bishtin prapa
  108. · Dardhaxhisë, dardha mos i shit
  109. · Darka e lehtë, gjumi i lehtë
  110. · Dasëm pa mish nuk bëhet
  111. · Dasma e shokëve dhe lufta e huaj, janë të lehta
  112. · Delet që ndahen nga tufa, i han ujku
  113. · Dembelin dhe fukarallëkun e gjen në një grazhd
  114. · Dera e burgut çilet, ndërsa ajo e vorrit jo
  115. · Derri qengja nuk pjell
  116. · Deshi, s'deshi, qeshi
  117. · Deti në këmbë s'kalohet
  118. · Deti me shkop nuk turbullohet
  119. · Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala
  120. · Dëbora është e bukur por të than këmbët
  121. · Dëgjo ç'thotë i pari, por mos e harro të fundit
  122. · Dëm i njërit, fitim i tjetrit 
  123. · Dëshira lind zotësinë
  124. · Dëshira mund të kënaqet vetëm me anë të shpresës
  125. · Dhëmbët e shëndoshë, pleqëria e forte
  126. · Dhia është lopa e fukarait
  127. · Dhjamë nga pleshti s'nxirret
  128. · Dija është dritë, padija terr
  129. · Dikush përgjigjen e ka në gojë, dikush në xhep e dikush në shtëpi Dikush është fukara përjashta e zengin përbrenda
  130. · Dikush është zengin përjashta e fukara përbrenda
  131. · Dimri është për të pasurit, vera për fukara
  132. · Dita e mirë shihet në mëngjes
  133. · Dita ka sy, nata ka veshë
  134. · Dita pa punë, nata pa gjumë
  135. · Dita pa punë të lodhë më shumë se nata pa gjum
  136. · Dita pa punë të lodhë më shumë se dita me punë
  137. · Ditë e re, nafakë e re 
  138. · Dituria është si pushka në luftë
  139. · Dituria nuk falet, por fitohet
  140. · Dituria nuk ka kufi e as nuk ka shtëpi
  141. · Djali i mirë ta çel derën, djali i keq ta vën ferrën
  142. · Djali i përkëdhelur, s'bëhet burrë i mire
  143. · Djalin martoje kur të duash, vajzën kur të mundesh
  144. · Djalli e fsheh, avokati e nxjerr
  145. · Djalli fle, ti e zgjon
  146. · Doket kinxh, e të del dash
  147. · Doket dash, e të del kinxh
  148. · Dora e huaj nuk të kruan si e jotja
  149. · Drutë blihen, pa zënë dëbora
  150. · Duaj, të të duan
  151. · Duhani e rakia kanë dalë nga helmi e mërzia
  152. · Duhen më shumë mend që të mund të shoqërohesh me njerëz pa mend
  153. · Duhet parë ujkun më parë, se po të pa ai i pari, të ha
  154. · Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet Duke ngrënë, vjen oreksi
  155. · Duke pyetur, gjen Stambollin
  156. · Duket dita me të gdhirë, duket bima me të mbirë 
  157. · Duro zemër, e mos plas, se dij shumë, po s'mund të flas Dy atllarë në një kunj s'lidhen
  158. · Dyfek që të vrasë vet, nuk ka 
  159. · Dy fqinjë të mirë bëjnë sa një vëlla
  160. · Dy herë flitet vetëm në mulli
  161. · Dy kunguj nën sqetuj, nuk mbahen
  162. · Dy mace, mundin një qen
  163. · Dy shaka, bëjnë një të vërtetë
  164. · Dy të rrahura s'durohen, se dy të ngrëna bëhen
  165. · Dembeli eshte nena e te gjithe veseve.
  166. · Dera e pertimit , caku i mjerimit.
  167. · Disa herë njerëzit quhen gjeni, në të njëjtën mënyrë që një insekt quhet njëqindkëmbësh, jo sepse kanë njëqind këmbë, por sepse shumë njerëz nuk mund të numërojnë mbi katërmbëdhjetë. (G.C.Lihtenberg)
  168. · Duartrokitja është nxitje për njerëzit fisnikë, dhe fundi i qëllimit për të dobtit. (Carls Kaleb Kolton)
  169. · Disa cilësi janë tepër të mira për të prishur shijen me lëvdata. (Ralf Valdo Emerson)
  170. · Dikush, duke mos qenë në gjëndje të arrijë sukses në këtë botë, hakmerret duke folur keq për të. (Volter)
  171. · Dështimi ka prirje të përmirësohet, suksesi priret drejt përkeqësimit. (Seneka)
Post a Comment

Stats