Filozofi - Shqiponja, simboli i Perendise

Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar parimin shpirtërorë. Për grekët shqiponja ishte emblema e Zeusit. Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetëshmit i cili vështron nga gjëndjet më të larta shpirtërore.
Shqiponja është nje shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimen dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit. Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si nje shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofet e perandorëve dhe mbretërve të europës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.
Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin, Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.
Ne Indinë e lashtë, Garunda, nje shpend i madh mitik, nje shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.
Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qënieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.

Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.

Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor. I dhuron fuqinë e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë. Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.
Post a Comment

Popular Posts

Pageviews last month