Zanafilla

E hene.

E hena nuk eshte nje dite e mire per te hyre ne biznes mendoi, e me parate qe kishte kursyer shkoi ne kishe e u martua me Karinen nje prostitute franceze me gjoks te madh e kembe te shtrembera. E c'gje me e mire se nje dasem mund te ndodhi te henen???

E marte Te marten i fali Karines nje bebe te bukur, nje vajze te me floke e sy te zinj. E puthi me dashuri femijen e tij, dhe shpenzoi kusurin e dites i lumtur. Ishte i lumtur te marten.

E merkure. Te merkuren e pagezoi foshnjen me emrin Maria, dhe po te merkuren ashtu sic ia donte zemra e martoi ate me Gjergjin, nje bixhozxhi i ndershem i lagjes se VERDHE. Pastaj krenar vendosi ta ruaj ne kujtese te merkuren.

E enjte Te enjten e deshi shume te shoqen. E rrembeu prej beli, i perplasi fort ne krevat, ia hekurosi me gjuhe rrudhat e ballit, ia nanuriti e ia qetesoi furtunat qe i fshiheshin pas syve dhe cepave te buzeve. Pastaj beri ate qe mund te behet te enjteve. Ia shapullosi te ndenjurat e beshme me gjymtyret dhe terpicen e tija. Kuptoi qe i kishte munguar tere kete kohe.

E premte Te premten donte te ishte serish burre. U deh ne prag te shtepise, e ne prag te shtepise qau me ze si cilimi. Pastaj si foshnje u drodh, e si foshnje dremiti po ne prag. E vetem nje burre i vertete mund te qaj me ze si femije. Dhe ishte e premte.

E shtune Te shtunen foli me veten gjate. Ju thane veshet prej heshtjes, e buzet ju mpine. Do donte ta donte te shoqen, po smundi, dhe heshti, dhe deshi veten. Sa shume e deshi veten te shtunen.

E diel Te dielen nuk donte te bente azgje. U shtri ne kurriz dhe pasi i hodhi nje veshtrim te mpire gjithckaje qe kishte perreth, vendosi te vdiste. Dhe ashtu beri. Mbylli syte dhe vdiq. Nuk e dinte qe i kishte urryer te dielat.
Post a Comment

Popular Posts

Pageviews last month