Social Icons

Pages

Tuesday, 1 July 2008

Si te besh seks pa patur frike

Bej seks pa patur frike. Menyrat e mbrojtjes tani jane te shumta. Pa bezdisur partnerin dhe duke u ndiere te clirshem ne shtrat, kjo eshte motoja e kontracepcionit. Ne jeten seksuale te cifteve te reja edhe seksi duket monoton. Perdorimi i prezervativit ne te shumten e rasteve sjell pakenaqesi ne marredheniet midis dy te rinjve. Ata mund te ndihen ne siklet! Ajo qe ke enderruar, bie viktime e frikes, se mund te ngelesh shtatzane. Sipas mjekeve gjinekologe, gjate dhjete viteve te fundit, ciftet e reja nuk parapelqejne qe te lindin femije. Shkaku: liria edhe frika se mund te kesh nje femije qe asnjehere s'te ka shkuar nder mend. Thjesht, nje shtatzani e padeshiruar. Per kete flasin edhe shifrat e larta te numrit te aborteve ne keto vite. Pra, sic duket, te ciftet e reja, ajo qe ka me shume rendesi eshte seksi, por ka vend edhe per pasiguri! Kontraceptivet sollen njeherazi mbrojtjen me te mire dhe rritjen e kenaqesise ne jeten seksuale te cifteve te reja.


Injeksioni

Ne te gjitha qendrat e keshillimit te grave mund te gjesh shume menyra per t'u mbrojtur nga nje shtatzani e padeshiruar. Mjekja gjinekolge Aleksandra Shkurti tregon: "Nje nga menyrat per te parandaluar shtatezanine eshte injeksioni. Eshte me efektivi dhe me i sigurti. Te gjitha grate dhe vajzat e reja, mund ta marrin kete injeksion prane keshillimoreve te grave, nje here ne tre muaj. Kjo duke respektuar datat e fillimit te injeksionit". Ky injeksion behet ne pjesen intravenoze te trupit dhe ndryshe quhet me emrin gjilpere. Emri i saj i vertete eshte Depo Provera dhe permban hormonin e progesteronit, i cili gjendet ne te njeten kohe edhe ne trupin e gruas. Ky hormon leshohet ngadale ne rrjedhen e gjakut dhe pengon daljen e vezes nga vezorja. Ai ndikon duke trashur sekrecionet vaginale te qafes se mitres, duke veshtiresuar depertimin e spermes dhe mundesine e nje shtatzanie. "Ky kontraceptiv eshte shume i sigurte dhe efekti i saj fillon qe ne momentin e berjes se injeksionit"- shprehet specialistja. Eshte mjaft i lehte per t'u perdorur edhe nga vete grate dhe nuk ndikon gjate marredheniet seksuale ne cift, parandalon shtatzanine dhe nuk ndikon aspak te nenat me femije.


Pilula

Pilula eshte nje tjeter menyre e parandalimit te barres. Edhe pilula permban hormonin femeror dhe pengon depertimin e hormonit mashkullor ne vezore. Sipas mjekes gjinekologe, "pilula merret cdo dite ne nje ore te caktuar". Asnjehere mos harro se cili eshte orari, ne te cilin pi gjithmone kete pilule, pasi, nese e ngaterron, le shkak per prodhimin e hormonit femeror dhe shperndarjen e tij ne kanalin seksual, nje mundesi per shtatzani aksidentale. Ne rast se ne harrojme te marrim pilulen, atehere mund ta pijme ate menjehere. Edhe mbas pirjes, keshillohet qe asnjehere te mos bejme marredhenie seksuale te pambrojtura. Ne keto raste keshillohet shoqerimi me kontraceptive te tjere si: spermicidet dhe prezervativ per dy dite me rradhe, derisa te fitosh rregullsine e humbu. Ky kontraceptiv eshte i keshillueshem per moshat e reja dhe per vajzat adoleshente, qe kane nje jete seksuale te dendur. Ne rast se kjo pilule perdoret jashte normave te parashikuara si, per shembull, mbi doze, mund te lejoje edhe nxitjen e efekteve dytesore.


Kontraceptivi i urgjences

Eshte nje kontraceptiv, i cili perdoret ne rastet kur abuzohet seksualisht ose bejme marredhenie seksuale te pakujdesshme dhe te pambrojtura. Vajzave te perdhunuara dhe te keqtrajtuara seksualisht, ne momentet kur paraqiten prane qendrave te policise, u rekomandohet nga mjeku pirja e ketij kontraceptivi, per te mos lejuar shtatzanine. "Ne shume raste, te rinjte bien pre e pasioneve seksuale dhe harrojne qe te mbrohen. Ata perfundojne aktin seksual dhe atehere kujtohen se duhet te ishin mbrojtur. Per raste te tilla sherben kontraceptivi i urgjences. Mbas aktit seksual, vajza perdor kete kontraceptiv kokerr dhe keshtu parandalon shtatzanine. Por mund te perdoret edhe ne rastet, kur eshte perdorur nje tjeter kontraceptiv, por vajza ka dyshime per pirjen ne oren e duhur ose vendosjen e kontraceptivit ne forme sterileje"- perfundon mjekja gjinekologe Aleksandra Shkurti. Kontraceptivi i urgjences duhet te merret brenda 72 oreve, kur eshte kryer akti, duke kombinuar 2 pilulat me nje doze standarte ose kater kokrra, kur doza eshte me e ulet. Edhe pse mund te perdoresh kontraceptive, ne asnje menyre nuk duhet menduar se eleminohet marrja e virusit vdekjeprures te AIDS-it. Pra, kontraceptivet nuk te mbrojne nga semundjet seksualisht te transmetueshme. Sipas mjekeve, efektet e perdorimit te ketyre kontraceptiveve jane te dukshem vetem kur gruaja ka dhembje, te vjella dhe te marra mendsh. Ndersa ne lidhje me efektet anesore, perdorimi i ketyre kontraceptiveve nuk sjell asnje defekt per shtatzanite e ardhshme. Kjo mund te rifitohet brenda nje kohe te shkurter, qe ne momentin kur gruaja nderpret kontraceptivet per te patur nje shtatzani te deshiruar.
Post a Comment

Flash Lajme

Loading...

Stats