Social Icons

Wednesday, 2 July 2008

PLAKU - Barcalete

Plaku ne veranden e shtepise se madhe,numeronte marrezite e kohes. Ne kopsht pemet e portokalleve mbulonin me hije barin. Valviteshin carcafet e medhenj te lare, ne kufijte e kujtimeve shtrihej pergjumja e plakut.
Ne cep te kopshtit dy te rinj, lepinin trupat e gjuheve te tyre, i thithnin ato. Dhe ishin te zhveshur. Vajza kishte gjinj te forte,si portokallet ne kopshtin e shtepise, kofshet I kishte te mbushura.Ne kryqezimin e trupit te saj, nxinte nje turre e leshte, prej se ciles ajo mbase merrte fryme. Ajo lakuriq!

Djali kish floke te bukur, e syte e i kish si dy mengjese, ndersa trupin te mbuluar nga admirimi i vajzes. Ne trup-kryq varej tulipani i tij i fryre. Ai lakuriq!
Pastaj vjen kamarieri. I zhveshur dhe ai, me by-the e shpatulla te bukura,si nje skulptur e gjalle e Mikelanxhelos,sherben mengjes kontinental,kulac recel, leng portokalli, uje mineral. Djali kerkon Luizen. Dhe vjen Luiza, vajza e violines. Ajo eshte lakuriq si te gjithe. Plaku shikon gjinjte e saj,prapanicen e perkryer,dhe nje njolle te zeze ne mes te kofsheve te mermerta.
O zot sa e bukur eshte mendon,dhe kjo mJafton qe ai te dashurohet pas saj. Tingujt e violines mbushen me fryme,ndersa i vjetri, perlotet ne verande. Ajo perkulet mbi veten, tek improvizion nje melodi qe s'eshte degjuar kurre. Duket sikur ajo ka lindur bashke me violinen,dhe ka qene gjithmone kaq e bukur, kaq e zhveshur, si tingujt e muzikes qe krijon. Ne veranden e shtepise syte e plakut perpinin gjithcka, e gjithckaja s'njihte fund. Tingujt e muzikes zgjojne mendimet brenda kokes se thinjur. Dhe cmenduria e tij e re mbushet me fryme.

Ai ngrihet ne kembe. Dhe nje nga nje hedh tej rrobat. Si femijet qesh, dhe enderron prekjen e portokalleve e lengun e tyre qe rreshket ne trupin e tij. Lekura e tij eshte e verdhe. Drita perplaset mbas saj e ftohte. Lakuriqsi e mbuluar mga pleqeria, dhe nuk ishte me asgje tjeter. Ecen i zhveshur drejt kopshtit. Pershkroi hollin, kaloi pragun e shtepise, zbriti nje nga nje shkallet duke u mbajtur ne parvazin e drunjte, cau hapesiren drejt vendit ku trupat e zhveshur te te rinjeve ishin vec per njeri-tjetrin, dhe donte ti bashkohej lakuriqsise se tyre. Symbyllur ai, bashke me pleqerine e tij kerceu tingujt e violines. Dhe nuk I erdhi turp per trupin e mbuluar nga rrudhat, hapi krahet dhe u rrutullua rreth vetes me syte e mbyllur, dhe me fytyren e ngritur nga qielli.. Dhe qeshi, sa shume qeshi. Sillej i zhveshur neper kopsht, qeshte, qeshte, qeshte. Nuk dihej nese ne te vertete qeshte. Qendroi ne vend. Hapi syte.
Ne kopshtin e shtepise Dy te rinjte TE VESHUR sic kishin qene gjithmone, shikonin te shtangur plakun "e cmendur" qe per te disaten here hiqte rrobat, e dilte ne kopsht lakuriq. Jo gjysh ti nuk mund ta besh kete, thane ata pothuajse ne nje goje, ndersa gjithe ngazellimi i tij humbi bashke me tingujt e muzikes. E VESHUR ishte edhe Luiza, vajza qe kishte lindur bashke me violinen.



Argetim zbavitje, humor dhe barcaleta per te qeshur. Lojra dhe Gjeagjeza. Barcaleta Shkodrane, barcaleta me spec e piper, me Nastradinin, knaqu me Hajgare, aforisma dhe gallate, qyfyre, tregime humoristike, grimca humoristike etj.



Ju lutemi lini komentin tuaj ne fund, faleminderit!
Post a Comment

Stats