Social Icons

Wednesday, 2 July 2008

Perkushtimi

Kur vendosa te martohesha doja te gjeja nje njeri qe te me perkushtohej plotesisht, te ishte vetem imja, e te me pranonte me tere cenet dhe te metat qe mund te kisha. Kisha takuar shume femra, dhe pothuaj me te tera ndiqja te njejten taktik, per te pare aftesine e perkushtimit te tyre. Sillesha si i gjysem i vonuar.

Isha shume normal ne gjithcka qe beja me to, por kur i ftoja ne shtepi i prezantoja me nje huq timin, me nje cen per te kuptuar nese ato ishin te gatshme te me pranonin e te me perkushtoheshin edhe pas kesaj. Ceni qe kisha sajuar ishte shume i pafajshem. Thjeshte u thosha se gjithmone pasi shkoja ne shtepi me pelqente te beja lojen e pushkes, zakon ky qe me kishte mbetur qe nga femijeria, dhe se nuk mund te hiqja dore kurre nga nje zakon e tille. Ato ne fillim qeshnin, dhe me pushke kuptonin dicka tjeter, e pasi me buzeqeshnin djallezisht, pranonin te vinin ne shtepine time me nje fantazi te ndersyer nga ideja e "pushkes". E kisha sajuar djallezisht kete loje femijesh, dhe qe ne takimin e pare tek ftoja ne shtepi kandidaten per gruan, ne vend qe te beja ate qe do te bente cdo mashkull, i jepja nje pushke imagjinare dhe i kerkoja qe te dy te luanim se bashku. Pas takimit te pare asnje nuk kthehej me tek une. Te tera me braktisnin, bile kishte edhe nga ato qe iknin te tmerruara nga "psikopati".Ky ishte nje emer qe ma ngjisnin pothuaj te tera.
Eliza, ishte ndryshe, dhe kete e kuptova qe ne takimin e pare. Me pa, plot cudi kur i drejtova pushken imagjinare. Ky eshte idiot, mbase mendonte me veten e saj, por nuk tha asgje, dhe c'eshte me e rendesishmja vazhonte te qendroje para meje. I hanbitur i thash se kishte ardhur koha te interpretoja para saj nje rrol. Pastaj bera disa hapa prapa i kerkova te me drejtonte pushken qe nuk ekzistonte e te cilen duhet ta shkrepte duke imituar nje krisme me goje. Ajo beri pau, madje jo nje here por tre pau pau u degjuan ne dhomen time te gjumit ndersa une u shtriva tek kembet, u perpelita per pak, dhe pastaj bera sikur dhashe shpirt.
Ne fillim mu krijua pershtypja se me pa e habitur. Ky njeri eshte nje burre 27 vjecar, dhe luan akoma si femije, mbase mendoi ne koken e saj te vogel, dhe kushedi se me c'fare semundjeje mendore me diagnostikoi. Qendroi ashtu disa minuta, ne mes te dhomes, ndersa doren vazhdoi ta mbaje ne nje te tille menyre sikur te kishte me verte nje pushke ne te. Pastaj une u ngrita e qesha gjithe krenari per rrolin e interpretuar. Te pelqeu e pyeta??? Ajo tundi koken pohueshem, dhe shume seriozisht me pyeti: Ku ta le pushken??? I kerkova qe ta vendose pushken ne cepin e dhomes. Ate beri edhe ajo.
Pastaj une i kapa hunden, i shpova faqet me gisht, i bickova gjoksin dhe bera veprime te tilla si keto, te tera te cmenduar. U cudita me durimin e saj, e kjo me shtyu ta testoj ate ne ekstremitet. Ka kohe qe kete e bej sa here qe takohemi, dhe ajo me trajton gjithmone me shume seriozitet.
Ajo nuk jepej qe nuk jepej. Nuk thoshte kurre jo, ishte gjithmone e gatshme te bente ate qe i thosha, dhe jo vetem kaq, por madje perpiqej ti bente mire ato.

Nje dite u lodha tmerresisht me kete sjelljen time idiote. Vendosa te heq dore nga cmednuria ime e shtirur. Mezi prisja qe ajo te vinte, per ti treguar se isha normal, se kjo kishte qene nje loje e imja per te provuar durimin e saj, dhe se ndihesha i mrekulluar nga qendresa heroike qe kishte bere deri tani. Isha veshur shik, isha rruar, e isha parfumosur isha ulur ne poltronin tim dhe po e prisja. Ajo erdhi perpikmerisht. Kishte veshur edhe ajo nje fustan klasik sikur ta dinte se do ta ftoja te hanim darke jashte. Me pa me syte e mrekulluar, dhe e kuptova qe midis nesh kishte lindur dicka e forte. I kerkova te me ulej perballe, ia mora duart e saj ne te mijat dhe i tregova se nuk isha aspak i marre, dhe se gjithcka kishte qene nje loje. I thashe se me kishte magjepsur me vullnetin e saj, e se tani isha e dashuruar me te, me perkushtimin e saj, me faktin se ajo me kishte pranuar ashtu sic kisha qene, me ishte perkushtuar totalisht e ishte perpjekur qe te me plotesonte kapricot e pakuptimta. I thashe se doja qe ajo te behej e imja.

Ajo me degjoi qetesisht, me puthi ne faqe, dhe aprovoi gjithcka vetem me nje tundje te lehte te kokes, ndersa ne sy i lexohej nje bindje e frikshme. Nuk u hutua, nuk vuri ne dyshim asgje nga ato qe i thosha , dhe as nuk shprehu emocionin me te vogel. Vazhdonte te ishte si me pare. E ngrire, e qete, e brishte, plot perkujdesje, dhe dashuri te pakuptiomte, sikur donte te me thoshte se gjithmone e kishte ditur qe kishte qene vec nje loje e imja. Nuk e mendova gjate sjelljen e saj, dhe te dy beme gati te dalim per te festuar kete moment fantastik.
Kisha gjetur me ne fund njeriun qe do te me perkushtohej plotesisht, dhe isha mese i bindur per kete.

Ndersa behemi gati te dalim ajo me zerin e saj te paket, te vagullt, te humbur ( ajo flet gjithmone shume pak) me drejtohet duke me pare gjithe ngadhenjim ne sy: "I dashur, nuk do ta marresh pushken me vete " ndersa gishtin e drejtoi nga cepi i dhomes ku duhet te qendronte pushka ime imagjinare.
Post a Comment

Stats