Social Icons

Wednesday, 2 July 2008

Mashkulli Perfekt - Barcalet

Ne moshen e saj ishte normale te mendonte per martesen, e per pasoje per mashkullin e saj perfekt.
Me te ngrihej ne mengjes e imazhi i tij e shoqeronte cdo mbremje deri ne pergjumje. Ai ishte kristalizuar dale nga dale e tani ajo vetem e perfeksionte ate deri ne detaje.
Kur flitej per detaje kam parasysh jo vetem llojin e parfumit qe ai perdor, por edhe marken e te mbathurave, bile edhe materialin e corapeve qe ai vesh. Ja pra ku ishte ai me trupin atletik, i gjate mbi 190, e me nje bust klasik, dhe me te qeshuren brilante, tek qendronte ne trotuarin e fantazise se saj duke shfletuar nje reviste mode, e duke pritur qe ajo te fillonte e te vinte ne levizje mendimin e saj, per tia gdhendur edhe me mire, sjelljen, personalitetein, madje te mendonte edhe per ngjyren e trendafilte te thonjeve te tij. Oni (keshtu ia kishte vene emrin) ishte esmer, me sy te kalter dhe floke kacurrela. Kishte buze te derdhura, qafe te gjate e trup te drejte. Shpatullat i kishte te gjera, e po ashtu gjoksin qe i mbulohej nga qimet mashkullore qe i zbrisnin deri ne fund te barkut. Kembet e tij ishin te forta, te derdhura e te ndenjurat ishin te rrumbullakosura e te vogla. Ohhhhh, mendoi e lumtur, tek zbriste shkallet e apartamentit per te shkuar ne pune. Ai eshte kaq i mrekullueshem.

Shitesi i luleve i buzeqeshi nderkohe, por ajo me nje shprehje gezimi te salduar ne fytyre as qe nuk e vuri re fare ate. Ai vishej gjithmone shik. Kur shkonte ne zyre, sepse ai sigurisht qe duhet te ishte intelektual, ai vishte nje kostum armani te celur, dhe nje kravate te mendafshte qe kombinonte me kemishen e tij te hekurosr me kujdes. Ai hidhte parfum te lehte, free alcohol, dhe pertypte plote delikatese orbit. Natyrisht qe ai kishte nje makine luksoze, ne kasetofonin e se ciles degjoje muzike te zgjedhur, duke filluar nga ajo klasike e deri tek muzika moderne, shprehje e kompleksitetit te tij. Ishte me shume humor, dhe mjaft i zgjuar, aq sa mund te thuash gjithe siguri qe ai di gjithcka.
Oni kishte nje llogari bankare te shendoshe. Nuk pinte alkol, dhe i donte femijet. Sigurisht qe ata do te takoheshin ne nje nga ato festat, ku ate e kishte ftuar ndonje i njohur. Do te ishte dashuri me shikin e pare. Ai do ta ftonte per darke. Pastaj do te martoheshin. Shpejte do te thoni ju kerceu tek martesa, por ajo nuk mund te shikonte asnje pengese. Ne fakt do te ishte ai qe do te kembengulte qe te martoheshin, ndersa ajo do ta shikonte ne sy, e pasi te perkedhelej pak do ta puthte gjithe zjarr e do te behej e tija. Ohhhhh kjo eshte madheshtore gati sa nuk thirri, ndersa u shkembye me nje burre qe shiste cigare e cakmake buze rruges. Po.

Ata do te martoheshin dhe kaq. I pelqeu kaq shume ky moment sa ajo vendosi ta zgjase edhe pak, te perpunoj ate me teper.
Ai do ti binte ne gjunje, ne nje darke romantike, e pasi ti zgjaste unazen do ti thoshte. Behu e imja. Ne kete cast iu desh te shtynte nje grua bullafiqe per te hypur ne urbanin qe e conte per ne pune. Instiktivisht pa oren. Kishte dite qe shkonte vone ne pune. Ne fakt qe kur kishte filluar te mendonte per Onin, ajo humbej ne mendime , e harronte te nxitonte. Ata do te martoheshin ne nje ceremoni madheshtore, pastaj do te jetonin ne nje shtepi te madhe. Oni duhet te ishte jetim. Ai nuk i kishte prinderit. Ate e trembte ideja e vjerres dhe vjerrit, dhe faktit qe duhet te shpenzonte oret e saj duke u kujdesur per ta. Po ai ishte jetim, dhe shume i pasur. Pastaj ata do te benin dy femije. Nje djale dhe nje vajze. Perball saj ndaloi fatorinoja i cili kundermonte djerse. I tregoi abonen dhe u mbeshtet serish mbi gjoksin imagjinar te Onit. Dreq.

Kishte menduar shume pak per ceremonine e marteses e per muajin e mjaltit. Do ti kthehej perseri ketij detaji, mendoi dhe perpara iu shfaqen serish Oni femijet e tyre, dhe shtepia e madhe. Oni ishte shume i dashur. I blinte lule, dhurata, e parfume te shtrenjte. Ai kujdesej per femijet, u tregonte atyre perralla e i vinte ne gjume. Nuk pinte cigare, dhe natyrisht nuk vuante nga asnje semundje. Ai nuk gerrihste, nuk pirdhte, e as nuk ngrihej naten per te urinuar. Ajo buzeqeshi me veten. Ohhhhh. Oni ishte perfekt. Nderkohe perpara saj qendronte nje grua plake rreth te 70-ve qe ja kishte ngulur syte e vegjel, te hirte e i buzeqeshte plot miresi. Plakes i tundej koka majtas djathtas. Pleqeria!!!!!
Ehhh sa e trishtueshme ishte pleqeria. Ajo i shemton njerzit, dhe sjell njemije e nje te keqija. A do ta donte Oni kur ajo te mplakej. Sigurisht.
Ai nuk do ta tradhetonte kurre, bile jo vetem kaq, por do ta kuptonte aq mire sa nuk do ta linte kurre te trishtohej. Do te derdhte mbi te nje lume vemendje, sepse per te ajo do te sihte gjithmone princesha e tij e vogel. Asaj i pelqente te ishte ne qender te vemendjes , e sidomos asaj te Onit. Ai kishte klas dhe dinte si ta bente te ndihej mire. Autobuzi arriti ne stacionin esaj.

Ajo zbriti, prej tij duke u tundur gjithe nge. Do te vinte dita kur ajo do ti thoshte lamtumire autobuzit, pikerisht atehere kur Oni do ta shoqeronte me makinen e tij per ne pune, e mbase do te vinte dita kur asaj nuk do ti duhej te punonte fare, sepse me te ardhurat qe do te siguronte ai, nuk do te ishte e nevojshme. Do te kujdesej per shtepine e tyre te madhe, qe ajo te ishte e paster dhe e mobiluar bukur.
Per femijet do te kujdeseshin te dy, sepse diku kishte lexuar qe femijet duhet te rriten nen kujdesin e te dy prinderve, pasi kjo ishte me e shendetshme per ta. Prape buzeqeshi nga kenaqesia. Kishte qendruar ne mes te rruges duke menduar se ja, pikerisht ketu do ti duhej te ndahej nga Oni, pasi ai ta kishte percjelle. Kur te ndahej prej tij, ai do ta perqafonte forte, do ta puthte pambarimisht, dhe do ta ndiqte me veshtrimin e ngrire tek ajo ecte drejt hyrjes se nderteses ku punonte. I mbylli syte per ta pare kete moment, qe lumturisht i kercente brenda kokes, dhe ashtu sy mbyllur, e mrekulluar ne krahet e Onit, u nis drejte nderteses ku punonte. Ishte e lumtur. Buuuuum.

Ajo u shtri ne mes te rruges sa gjate e gjere, pa jete, me nje buzeqeshje te ngrire ne fytyren e pergjakur. E kishte shtypur makina, kur su-mbyllur puthte mashkullin e vet perfekt.



Argetim zbavitje, humor dhe barcaleta per te qeshur. Lojra dhe Gjeagjeza. Barcaleta Shkodrane, barcaleta me spec e piper, me Nastradinin, knaqu me Hajgare, aforisma dhe gallate, qyfyre, tregime humoristike, grimca humoristike etj.



Ju lutemi lini komentin tuaj ne fund, faleminderit!
Post a Comment

Stats