Social Icons

Wednesday, 2 July 2008

Manekinet - Humor Shqip, Barcaleta

Shkalle te drunjta. Hyrja e vjeter e nje pallati suva rene. Nje djal rreth te 25-ve ngjit shkallet me nxitim, qendron perpara nje dere te vjeter, e hap pertueshem dhe hyn ne nje apartament te ndricuar keqaz. Ne mes te dhomes nje tavoline e vjeter, e rrethuar nga karrige te brejtura nga koha e ne te dy anet e saj qendrojne te ulur dy manekine. Drita qe hyn nga dritarja ndricon dhomen e thjeshte. Djali i afrohet manekinit mashkull, i hedh doren mbi sup, dhe me nje ze te embel i drejtohet: Mirembrema baba, pastaj shtyp magnetofonin qe qendron perpara manekinit dhe sakaq degjohet zeri i nje burri, qe supozohet te jete zeri i manekinit baba. Mirembrema bir, a u lodhe. Zeri degjohet i ngrohte, i qete, i shtruar, i mbushur me emocione, gjithcka kaq e ndryshme nga fytyra e drunjte e kukulles. Pastaj djali shtyp butonin pause, i bie me dashuri shpatullave te manekinit dhe peshperit me nje ze te mbytur: - Pak baba, pak.

Djali ecen ne anen tjeter te tavolines, i drejtohet manekinit tjeter qe eshte figura e nje gruaje te vjeter, te lodhur, e vende vende te mbulura nga llaku i plasaritur. Si u ngryse nene, i drejtohet ai manekinit mama, dhe pasi e puth ne faqe, shtyp play ne manjetofonin qe ndodhet para saj. Mire degjohet zeri i nenes qe shoqerohet sakaq me nje psheretim e cila edhe pse del nga bokset e manjetofonit duket kaq njerzore. Kukulla nene vazhdon te qendroj e fiksuar mbas tavolines se vjeter. Zeri i lodhur qe prodhon shiriti manjetik thote se darka eshte ne kuzhine, pastaj riprodhon pyetje te mbushura me dhembshuri, merak, trishtim nene. Djali thote nje faleminderit qe nuk mund ta degjoje askush, shtyp pause ne manjetofonin qe ndodhet para manekinit mama, dhe shkon drejt kuzhines. Pastaj kukullat heshtin, ndersa nga ana tjeter e dhomes, degjohet zeri i djalit, i mbushur me entuziazem qe tregon se sa i kenaqur eshte me jeten, apo se sa mire po i shkojne punet.

Nje hop ai ngrihet nga tavolina, qendron ne mes te dhomes dhe duke qeshur u drejtohet kukullave per tu dhene nje lajm te mire, qe ai justifikohet se prej kohesh e mban te fshehte ne menyre qe tua thote kur te jete koha e pershtatshme, dhe me sa duket koha e pershtatshme ka ardhur. Shume shpejte ata do te kene nje shtepi me te madhe, shume shpejte ai do te fitoje me shume dhe ata do te jene te lumtur. Fytyrat e drunjta te kukullave kane humbur entuziazmin, a mbase nuk e kane pasur kurre ate, por ai shtyp play ne manjetofonet e tyre, dhe nga bokset degjohen zera te lumtur, bekime, urata, pyetje kureshtare, te cilave ai su pergjigjet kurre.

Vone ate nate, pasi ka ngrene darken djali ulet serish ne tavoline midis dy manekineve, dhe flet flet flet papushim. Ai flet per njerzit, per boten e madhe, per cudite qe ndodhin dhe per gjithcka tjeter. Shpesh ai ngrihet ne kembe, ecejak neper shtepi, dhe kur pyet shtyp me gisht play, degjon pergjigjet e manekineve. Keshtu vazhdon dialogu i tij, me prinderit e drunjte deri ne mesnate. Ne mesnate, ai merr ne krahe dhe i shtrin ne shtratin bashkeshortor, i mbulon me kujdes, dhe pasi mbyll driten ben rewind zerat ne shiritat manjetik. Mengjesi eshte i qete. Ai ben kafe per tre.

Merr ne krahe manekinet e drunjte, i ul ata ne vendet e tyre ne tryezen e vjeter dhe pasi u vendos perpara filxhanet me kafe zhvillon me ta plot pertese dialogjet e mengjesit edhe ato te fiksuara e shiritat manjetik te manjetofoneve. Ai nuk harron asnjehere ti pershendes para se te dale nga shtepia. Po iki ne pune baba, dhe perseri shtyp play ne manjetofonin e manekinit baba, dhe degjon zerin qe e pershendet, dite te mbare bir. Pastaj zeri i nenes shqipton plot merak " mos u vono bir, ne po te presim". Dera perplaset. Shkalle te drunjta. Ne rruge nje lum njerzish levizin ne drejtime kaotike. Ai mban koken ulur, nuk sheh askend ne sy, dhe ecen kaq shpejt sa zhduket ne barkun e trumes.

Keshtu rrjedhin ditet. Pallati i vjeter me shkallet e drunjta, me djalin dhe prinderit manekine, bisedat e regjistruara ne shiritat manjetik dhe gjithcka tjeter sillen rreth boshtit te kohes, dhe jane kaq pandryshueshmerit te njejtet. Por dicka duhet te ndodhe patjeter. Nje dite, nje dite manekine nene vdes. Ndodh kaq papritur, dhe eshte kaq e dhimbshme. Nga shiriti i saj nuk vjen asnje ze. Ai e shikon manekinin baba, shikon syte e tij te qelqte, dhe me nje ze plot ankth pyet cka ngjare, por nga shiriti i tij vjen nje ngasherim e lodhur plaku. Si ndodhi baba , si ndodhi kembengul djali, por plaku nuk arrin te flas, mbytet ne ngasherima qe shperthejne nga bokset e manjetofonit. Ai nuk do te besoj se manekin nene ka vdekur, i mat pulsin, por nuk ka puls, ndersa ajo eshte e ftohte si nje cope dru. Nga Manjetofoni nuk vjen asnje zhurme, asnje tingull, as edhe nje grahme. Ai leshohet gjunjeprere mbi mbi karrige, ngasheren edhe ai, ngasheren bashke me manekin baba.

Djali e merr ne krahe kukullen e drunjte e shtrin mbi shtrat dhe fillon te qaj. Nga tavolina e drunjte ai heq manjetofonin dhe shiritin me zerin e saj, i vendos ato ne nje raft dhe ndez nje cigare per te larguar trishtimin. Manekini baba eshte vetem. Ndihet vetem. Zeri i tij vjen pothuajse i shuar nga bokset e manjetofonit, edhe pse mendimet jane te njejtat. Keshtu ndoth pothuajse gjithmone kur dikush mbetet vetem. Djali rruhet, vesh nje kostum dhe behet gati te pres ngushellimet. Sakaq dhoma e ndenjes mbushte me dhjetra manekine, kukulla druri, me fytyra te ngrysura, dhe sigurisht me heshtje. Zerat e tyre manjetik riprodhojne ne menyre besnike dialogje qe behen vetem ne raste te tilla.

Manekinet perserisin historite e tyre te mbushura me dashuri a kujtime te shkuara per manekinen qe vdiq, dhe normalisht qe edhe qajne, ashtu sic bejne manekinet, por gjithmone i mbeten besnik shiritave te tyre manjetik, tek te cilet koha nuk mund te ndryshoje asgje. Gjithcka eshte salduar brenda tyre, dhe ata riprodhejne gjithckane e fundme nen rrotullime te lodhshme bobinash. Ceremonia mbaron shpejte. Manekinet largohen dhe ai mbetet vetem , vetem me manekinin baba, dhe me shiritin e tij manjetik. Te nesermen gjithcka fillon si me pare, vetem se kafen e ben per dy, dhe se i duhet te rikthej vetem nje shirit manjetofoni. Monologu at-bir eshte i njejti, dhe perseri flitet per te njetat plane te medha, per te njejtat banalititet, per cudite e kesaj bote dhe per te rejat qe plaken bashke me ndergjegjet e tyre, bashke me zerin dhe frymen qe kaq harmonikisht jane fiksuar ne shirit.

Ai pershendetet me plakun e drunjte, puth faqen e tij te mbuluar nga llaku i plasaritur, dhe niset per ne pune. Dhe perseri pallati i vjeter, me shkallet e drunjta, me djalin dhe plakun manekin, me bisedat e regjistruara ne shiritat manjetik dhe gjithcka tjeter sillen rreth boshtit te kohes, dhe jane kaq pandryshueshmerit te njejtet. Asgje e re, nuk ndodh ne muaj, aq sa duket se asnjehere nuk ka ndodhur dicka e re. Tashme edhe vdekja e manekinit thuaj se eshte harruar. Vetem manjetofoni dhe shiriti sjellin kujtimin e saj. Duket sikur te gjitha ditet jane njesoj, madje edhe emrat e tyre nuk kane me kuptim. Koha rrjedh e qete, mbart mbi vete ndyshimin, qe padyshim nje dite do te ankorohet ne portin e se perditshmes. Dhe vjen nje kohe qe djali duket ndryshe. Ai pothuajse gjate gjithe kohes i heshtur noton ne nje det enderrimesh, buzeqesh me vete, dhe fsheh vemendjen e tij mbas qepallave qe shumicen e kohes i mban te mbyllura.

Duket se ai pret dicka, dita dites shikon me shpesh oren, del me shpesh nga shtepia dhe gjithmone e me pak shtyp butonin play te manjetofonit. Djali heshtet dhe pret. Ne levizjet e tij nervoze, ne netet e tij pa gjume, ne mungesen e zerit te plakut te drunjte, ngado pritja ka leshuar vezet e saja. Por nje dite, nje dite si gjithe te tjerat, dera bie dhe ne shtepi hyn nje vajze e re, e bukur, qe vec buzeqesh e perpin gjithcka brenda veshtrimit te saj te shkujdesur. Ai dhe vajza i drejtohen manekinit dhe me nje ze solemn ai i prezanton vajzen e enderrave te tija. Zeri mekanikisht bekon, ata te lumtur puthen, ndersa pritja duket se ka justifikuar veten. Ditet rrjedhin ne apartamentin e vogel, ne pallatin e vjeter, ku jetojne djali, vajza dhe manekini i drunjte dhe shpejte ajo behet pjese e jetes se tyre. Gjerat perseriten veten, cdo dite me te njetin ritem. Cdo mbremje ai kthehet pershendet manekinin plak, pastaj gruane tij, behet pafajesisht pjese e kujdesit dhe vemendjes se tyre. Ai flet me vajzen dhe plakun, u tregon atyre per boten, per njerzit dhe per cudite qe ndodhin cdo dite, ndersa ata e degjojne plot kureshtje rrefimet e tij. Ai eshte entuziast, flet per te ardhmen e tyre te lumtur, u premton se shume shpejte do te fitoje me shume, do te ece perpara, dhe madje shume shpejte ata do te kene nje shtepi me te madhe.

Degjohet zeri i lumtur i vajzes, dhe zeri metalik i plakut i mbushur me kenaqesi. Jeta rrjedh si hena mbi qiell, dhe ditet dale nga dale frikshem fillojne ti ngjajne njera tjetres. Cdo dite, gruaja me nje ze qe transformohet gjithmone e me teper e pyet per te perditshmen, per punen, dhe i tregon se ne kuzhine e pret darka dhe cdo dite , pasi ka ngrene darken djali ulet serish ne tavoline midis tyre, dhe flet flet flet papushim, dhe papushim premton, ngre zerin entuziast, ndersa filli i jetes shelliset shkujdesur. Ata, vajza dhe manekini i vjeter e degjojne te dy te heshtur tregimin e tij qe ashtu si e perditshmja perserit veten, dhe bejne gjithmone te njejtat komente. Ne mengjes ai ngrihet heret, ben kafen per tre, dhe pasi pershendet behet gati te dal.

Mbas tij degjohet zeri mekanik i vajzes se re, mos u vono i dashur, ne po te presin. Ai perplas deren mbas shpine, zbret shkallet e drunjta, humbet ne barkun e turmes, rend drejt te perditshmes. Ne shtepi e presin manekinet e tij. Argetim zbavitje, humor dhe barcaleta per te qeshur. Lojra dhe Gjeagjeza. Barcaleta Shkodrane, barcaleta me spec e piper, me Nastradinin, knaqu me Hajgare, aforisma dhe gallate, qyfyre, tregime humoristike, grimca humoristike etj.



Ju lutemi lini komentin tuaj ne fund, faleminderit!
Post a Comment

Stats