Kënaqësia Seksuale

Gratë i përjetojnë kënaqësitë seksuale në shumë mënyra: fizike, emocionale, shpirtërore, si dhe në aspektin intelektual. Mund të ndiejmë kënaqësinë e një përkëdheljeje të butë, një kërcimi erotik ose një orgazme që të bën ujë në djersë. Tradicionalisht, përshkrimet e studiuesve meshkuj fokusohen në ndjesitë e organeve gjenitale dhe në fazat e eksitimit (epshndjelljeve).
Por erotika dhe kënaqësia janë shumë më tepër se kaq. Tingujt, pamjet, aromat dhe prekjet mund të na ndezin ndjenjat tona seksuale, po ashtu si fantazitë, një foshnjë që të thith gjirin, aroma e një trupi me të cilin je familjarizuar, të veshësh një fustan provokues, një bashkëbisedim që të bën për vete ose një këngë e preferuar. Erotika mund të bëhet një burim pozitiv energjie. Erotika nuk është vetëm ajo që ndodh në dhomën e gjumit, por është dhe trokitja në ndjenjat tona më të thella, në energjitë tona krijuese, të cilat depërtojnë në të gjitha aspektet e jetës sonë. Mund të jetë për faktin që ne ndihemi të lidhura - me fuqitë tona, me të dashurit tanë, me natyrën, me një pushtet më të lartë. Megjithatë, për shumë arsye ne mund të mos ia shpalosim veten tonë kënaqësive seksuale. Ne mund të jemi mbartës të mesazheve të kulturave seksiste, raciste dhe homofobike sipas të cilave trupat dhe ndjenjat tona të epshit nuk vlejnë. Mund të ndihemi të pasigurta fizikisht apo emocionalisht. Mund të kemi frikë se mbetemi shtatzënë ose infektohemi me HIV. Mund të na kenë abuzuar seksualisht dhe disa situata mund të na sjellin kujtime të frikshme. Ndoshta na duhet të punojmë me orë kaq të zgjatura sa nuk kemi as kohë dhe as energji të mjaftueshme për seks. Për disa prej nesh, të themi hapur ato që duam apo nuk duam seksualisht - domethënë "të vëmë kufij" - na bën të ndihemi të sigurta dhe të përjetojmë më shumë kënaqësi. Duke ndarë përjetimet tona të kënaqësive, duke ditur edhe kufizimet me të cilat përballemi, mund të shkojmë drejt një mirëkuptimi më të madh dhe përmbushjes së erotikës së grave.


Modele të reagimeve seksuale

Ndërsa eksitohemi ne pësojmë një sërë ndryshimesh fizike dhe emocionale ndonjëherë të quajtura "përgjigje seksuale". Në fillim të eksitimit seksual, venat në pelvis, vulvë dhe klitor fillojnë të zgjerohen (të hapen) dhe të mbushen me gjak, duke e bërë të gjithë zonën që gradualisht të ndihet plot. (Kjo quhet vasokongjestion - vërshim i gjakut në vena). Në vaginë, kjo enjtje jep një reagim "djersitjeje", duke prodhuar kështu lëngun që i bën buzët e vaginës të lagështohen - shpesh kjo merret si një shenjë e parë që ne po eksitohemi seksualisht (Gratë që e kanë kaluar menopauzën mund të mos kenë kaq shumë lubrifikim). Vërshimi i madh i gjakut bën edhe që mitra të zgjerohet dhe të ngrihet brenda kavitetit të pelvisit (legenit, baçinit). Tensioni seksual ngrih et në të gjithë trupin ndërkohë që muskujt fillojnë të tendosen ose të kontraktohen (myotonia). Frymëmarrja mund të shpeshtohet, thithat e gjirit mund të forcohen e të ngrihen lart dhe një skuqje e lehtë mund të na përshkojë lëkurën. Kur reshtim së bëri dashuri, ne hyjmë në fazën e rënies. Gjysëm ore ose më tepër pasi bie fryrja e orgazmës, muskujt çlirohen dhe klitori, vagina dhe mitra kthehen në pozicionet e tyre të zakonshme.


Orgazma

Masters-i dhe Johnson-i mbronin teorinë se të gjitha orgazmat janë të njëjta fiziologjikisht (të provokuara nga klitori, me kontraktime që bëhen kryesisht në një të tretën e jashtme të vaginës). Megjithatë, disa gra ërshkruajnë orgazma që nuk përshtaten me këtë model. Një orgazëm e tillë arrihet me penetrim të vaginës dhe ndihet "thellë" ose "në mitër". Përqendrimi i tensionit ndonjëherë përfshin edhe mbajtjen e frymës për një kohë të gjatë në mënyrë të pavullnetshme. Me arritjen e orgazmës e nxjerr atë në mënyrë shpërthyese. Duket se nuk ka ndonjë kontraktim të një të tretës së jashtme të vaginës. Shumë gra me probleme të shtyllës kurrizore që nuk ndiejnë asgjë në zonën e pelvisit, kanë raportuar që kanë përjetuar orgazma dhe ndjesinë që të sjell ajo diku tjetër në trup. (Shih Seksi dhe Invaliditeti). Edhe gratë që nuk kanë invaliditete mund të përjetojnë të tilla ndjesi. Të kërkosh modelin e vetëm, "të saktë" të orgazmës së femrave, nuk pasqyron diversitetin e përvojave që kalojnë gratë.
Post a Comment

Popular Posts

Pageviews last month