Social Icons

Wednesday, 2 July 2008

Fjale te Urta Shqip – Proverba Shqip and Sayings



Patriotizmi tregon vleren e njeriut.***

Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.

Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.

Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.

Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.

Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.

Qesh me mire kush qesh i fundit.

S'ka njeri pa nje te keqe.

Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.

Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.

Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.

Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.

Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.

Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.

Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.

Agait i pjell edhe kau, jo vetem lopa

Ai qe behet i urte si delja, e hane ujqet

Ai qe cdo dite ka nje deshire tjeter, asnjehere nuk arrin ta plotesoje deshiren e tij

Ai qe di te vjedhe, di edhe te fshije gjurmet

Ai qe din me kuvene, e hijeshon nejen ne ate ven

Ai qe don me u ba zengin, niset me se pari me vjedhe

Ai qe eshte i pasur, jep nga teprica, ai qe nuk eshte i pasur jep nga zemra

Ai qe eshte ne fuqi behet se din cdo gje

Ai qe han huder nuk e ndien eren e vet, por ia ndijne te tjeret

Ai qe i mbeshtetet pemes se madhe, gjen hije gjithmone

Ai qe ka frike edhe kur ka te drejte, nuk fiton

Ai qe ka, don edhe ma

Ai qe me indiference i shikon vuajtjet e te tjereve eshte sadist

Ai qe kercenohet, rralehere hakmirret

Ai qe ngutet, cdohere vonohet

Ai qe premton shume, ben pak

Ai qe s'bindet, nuk din te komandoje

Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend

Ai qe s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolege, as si bashkepunetor e as si fqi

Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin

Ai qe s'punon si burre, rrin e qan si grua

Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet

Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet

Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t'dale koder

Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s'ta don, vetem te shikon

Ai qe thote une jam une, ai hup gjithkun

Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall

Ajo qe s'arrihet, duket me e embel

Ajo qe s'te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve

Amerika te jep nje thele dhe te merr nje pele

Ata qe kerkojne gjithnje te kene te drejte, gati asnjehere nuk kane te drejte

Ara me vica s'lavrohet

Ariu nuk rron duke lepire shputat

Armiku i vjeter kurre ste behet mik i mire

Armiku, kur mori penden ne dore, si deshi shkroi

Armikut mos ia trego te verteten

Armiqte e shumices se njerezve jane ata qe nuk u japin gje atyre

As hasmin mos e pafsh pa pune

As me miq e as me anmiq, gojen mos e felliq

As uje mos pi ne krua te pushtetit

Ashtu qofte e sherr mos qofte

Asnje shtepi nuk te kenaq si e jotja

Ate dere qe s'e cel celesi, e cel paraja

Ate pune qe s'e ben dot vete, mos kerko t'i gjesh te mete

Ate qe nuk e don thuaji: Te pafsha pa pune

Dashuria kerkohet si ajri, si zjarri, si shpetimi...

Ata qe vdesin duke dashuruar jane deshmore.

Njeriu eshte i humbur nese nuk e gjen veten ne dashuri.

Dashuria e vertete eshte dhurate fatale, pa parashikime dhe pa litime.

Pse flet per dashurine sikur tregon perralle?A mund te tregohet muzika me fjale?

Kur duam dike per virtytet e tij, nuk eshte dicka e vecante, por kur fillojme ta duam per mangesite, atehere kjo eshte dashuri!

Dashuria s'ka peshe,pervec kesaj:Te duash edhe me shume.

Dashuria e pare ecen si gaforrja.

Dashuria e rreme, eshte me e keqe se urrejtja.

Kam lexuar diku se dashuria eshte kapitulli i pare ne librin e madh te mosmirenjohjes.

Ngrije uren e dashurise deri ne diell, vetem ajo, vetem ajo na lidh me njerezit.

Te kerkojsh me arsye rrugen tek dashuria, eshte njesoj si ta kerkosh diellin me qiri.

Dashuria eshte i vetmi pasion qe nuk duron as te kaluaren as te ardhmen.

Dashuria ka dy percjelles: te miren dhe zhdervjelltesine.

Dashurine e paster si loti, mos ia fal cdo idioti.

Dashuria e ngre personin prej nje vetedije te ngushte dhe e ben moter me te gjitha vuajtjet e njerezimit.

Dashuria e zjarrte eshte si fantazmat, te gjithe flasin per te, 'e askush se ka pare.

Dashuria e kote eshte denim nga denimet me te medhaja.

Dashuria eshte flaster qe vendoset ne plagen e jetes.

Dashuria eshte ngacmim i shoqeruar me idene e nje te jashtme.

Xhelozia dhe dashuria shkojne dore per dore, dhe se bashku sjellin dhimbje.

Dashuria e sundon mbreterine e saj pa shpate!.

Dashuria lind te zemra e njeriut njelloj si lind lulja ne balte, por s'i merr as ere e as ngjyre, se s'ka.Ne fund edhe ajo vyshket si lulja.

Tragjedia me e madhe e jetes nuk eshte se njerezit vdesin, por se pushojn se dashuruari.

Dashuria? Ne fillim fjal te medha, pastaj fjale te pakta e ne fund fjale te shumta.

Bej gosti, qe te provosh mikun

Bej shyqyr te paktes, qe te vije e shumta

Beje si ta besh, pa e bere mos e lesh

Beji nder qenit, qe ai te kafshoje kemben

Beni si them une, mos beni si bej une

Bertiti te bijes, qe te degjoje nusja

Bejleret rralle lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik behu, e bese mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend per ne varr

Bie guri mbi vorbe, e mjera vorbe; bie vorba mbi gure, po e mjera vorbe

Bie nje fjale e nxjerr nje mije te tjera

Bylbyli njihet ne kenge, njeriu ne pune

Bima e keqe rritet kudo

Bisha me e rrepte eshte kur t'i sulmohen klyshte

Bisha terbohet keq kur e sheh se i vjen fundi

Bleta din si behet mjalta

Borxhi i harruar, vjen ne dite te shternguar

Bota eshte helm e mjalte e perzier

Brengat jane armiqte e jetes

Budallen mos e vet se t'kallxon vet

Buka ne bark, forca ne shtat

Buka s'ka turp

Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren

Buke e kripe e zemer

Buke e qepe dhe shendet

Buka prej qielli s'vjen

Bukuria dhe pasuria s'jane pergjithmine

Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke

Bukuria e gruas duket ne mengjes

Bukuria nje dite, veprat nje jete

Bukuria te habite, bukuria te korite

Burgu eshte varr per se gjalli

Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale

Burgu per burra eshte

Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta

Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben

Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte

Burri me dy gra, kemishen pa la

Burri ne shtepi, si kercu i zi

Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese

Burri per gruan eshte si catia per shtepine

Burri s'matet me pellembe por me zemer

Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale

Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise

Buza me gaz shendeti pa mase

Ceshte nje dite, s'eshte perdite

C'ha goja, tregon boja

C'kane bere te paret, i paguajne te pasmit

C'te mbjellesh do te korresh

Cdo e perpjete ka nje tatepjete

Cdo fillim ka edhe mbarim

Cdo gje ne vend te vet, cdo pune ne kohe te vet

Cdo mesim e ke fitim.





Fjalë të urta, Web Proverbs In English, Italian, Albanian, Fjale te urta te popullit shqiptar/ Proverbs of Albania, a summary of Albanian proverbs, Mendimtaret,Politikanet,Sharlatanet. Mendimtaret mendojne per shekujt, Albanian proverbs- sayings Culture, Albanian proverbs and sayings, Fjale te urta nga Shqiperia e Veriut dhe Kosova, Proverba ose fjale te urta Pikërisht për këtë, ato thirren nga popuffi edhe fjalë të urta, Pikërisht për këtë, ato thirren nga populli edhe fjalë të urta, Here is some albanian proverbs i got from the internet, Fjalë të urta dhe tregime zbavitëse, fjalë të urta të popullit tonë, të popujve të tjerë, proverba apo thënie të njerëzve.
Post a Comment

Stats